Portieri i Tiranës do të jetë numri një i Kosovës, dardanët do të mbështeten në duart e Visar Bekajt

0

Visar Bekaj ka shansin e artë që të marrë vendin e titullarit te Kosova dhe të mos lëviz më prej tij. Portieri i Tiranës është dukshëm më i aftë se Arijanet Muriqi për të luajtur nga minuta e parë, por ky i fundit favorizohet së tepërmi për shkak se vjen nga shkolla e jashtme dhe ka qenë pjesë e Manchester City-t.

Megjithatë duke parë Muriqin në fushën e lojës, Kosovën e kanë shoqëruar gjithmonë pasiguritë dhe daljet e gabuara të portierit. Padyshim që ka ardhur momenti për t’i besuar Bekajt, që nëse do të shfaq nivel të lartë në ndeshjet e nëntorit, atëherë nuk do të lëviz më nga vendi i titullarit te dardanët.

Si një prodhim vendas, në Kosovë do të ushtrohej shumë presion edhe te trajneri Shaland. Nga ana tjetër Muriqi është dëmtuar për tre javë dhe është thuajse e pamundur që të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.