Portieri i Mladës: Në Elbasan, një gol dhe qetësohemi

Jakub Divish mendoi se do ta bënte pushim dje, kur pa që po shkonte në pushim pa u rrezikuar asnjëherë nga Skënderbeu. Megjithatë, pas minutës së 60-të korçarët u rritën ndjeshëm dhe erdhi goli që shtangu çekët.

Gjithsesi, fitorja 2-1 konsiderohet rezultat i mirë për Mladën, duke lexuar atë që ka thënë portieri çek për mediat vendase.

“Po e kontrollonim mirë ndeshjen, shënuam 1-0 dhe mund të shënonim edhe gola të tjerë. Krejt papritur Skënderbeu shënoi, por reaguam mirë. Fituam pjesën e parë, por rëndësi që arritëm të shënonim dhe shkojmë në avantazh.

“E dimë që do të jetë e vështirë në Shqipëri, do të jetë një ambient i nxehtë. Duhet të luajmë pa frikë, sepse Skënderbeu bëhet i rrezikshëm kur merr vrull.

“Duhet të shënojmë shpejt, pastaj vazhdojmë të qetë ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *