Polonia ka publikuar listën e lojtarëve që trajneri Santos do të ketë në dispozicion për ndeshjet e shtatorit. Bardhekuqtë do të ndeshen me Shqipërinë më 10 shtator në “Air Albania”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët në stadim, teksa janë shitur të gjitha biletat e disponueshme.
Në Tiranë nuk do të vijë lojtari i Romës, Nikola Zalevski, i cili mungon në listën e Santosit. Të njëjtin fat ka edhe portieri i Bolonjës, Skorupski. Ky i fundit është kthyer në një problem për Kombëtaren polake, pasi në grumbullimin e shkuar deklaroi se futbollistët e Polonisë u zunë me njëri-tjetrin për bonusin që do të merrnin gjatë Kampionatit Botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/