“Policia shqiptare është e ashpër nga natyra”! Jehona e finales së Tiranës edhe në Kinë, Luga u tregon: Iu dëgjua fjala Dukës në UEFA, hera e parë për ne

Jehonë ndërkombëtare ka bërë finalja e Conference League në Shqipëri. Nga lotët e Murinjos te vëmendja e të gjitha mediave jashtë vendit tona, kanë sjellur rëndësinë ndryshe dhe të pazakontë që vjen falë fuqisë së futbollit. Madje edhe mediat në Kinë janë interesuar për të folur më tepër rreth ndeshjes mes Romës dhe Feynord. Në këtë vend gjendet edhe trajneri shqiptar Ergys Luga që drejton të rinjtë e Guangzhou Fuli. Luga është shprehur se kjo finale i erdhi Tiranës falë presidentit të FSHF, ndërsa tregon se policia shqiptare është e ashpër nga natyra dhe do të tentojë t’i përgjigjet të njëjtës ashpërsie që vjen nga tifozët e dy ekipeve.

“Tirana është qytet 1 milion banorë dhe masat janë shume strikte për këtë eveniment, mos harrojmë që dy skuadrat si Roma ashtu dhe Feyenordi kanë tifozeri të zjarrta të cilat e njohin njëri-tjetrin më parë në një incident në 2014 mos gaboj dhe fati deshi të përballen në vendin tim. Policia shqiptare është e ashpër për nga natyra dhe mendoj nëse do të jenë përballë një skenari të tillë, do të duhet menaxhim profesionist.

Bashkia në dijeninë time i ka vendosur dy tifozeritë në një të ashtëquajtur FAN ZONE, 1 km larg njëra-tjetrës dhe mund të jetë problem duke ditur të shkuarën e këtyre dy tifozerive. Për Shqipërinë pritja e një finale të tillë është eveniment i veçante sepse është hera e parë që vendi im përballet me një finale të këtillë niveli, mediat, njerëzit flasin vetëm për këtë temë. Mendoj se presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, njëkohësisht anëtar bordi në UEFA, ka qenë ai që i është dëgjuar fjala për të bërë të mundur finalen në Tiranë”, tha Luga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online