Zhdukja e avionit të Emiliano Salës, i cili ishte në bord së bashku me pilotin, mbrëmjen e së hënës është kryefjala e këtyre ditëve në botën e futbollit. Të gjithë shpresojnë në një mrekulli, por shpresat sa vijnë e më shumë veniten.
Autoritetet e Guernseyt prej tre ditësh kanë bërë kërkime, të cilat kanë nisur çdo mëngjes dhe janë mbyllur deri kur është errësuar, por deri në këto momente, ende nuk ka pasur asnjë shenjë. Ditën e sotme, më saktë para pak momentesh, policia e Guernseyt ka postuar në “Twitter”, vendimin që ndoshta mbyll gjithçka.
3.15pm Update.
Please read the attached statement.
Unless there is a significant development, there will be no further updates pic.twitter.com/jbEIFMB3zi
— Guernsey Police (@GuernseyPolice) January 24, 2019
Sipas autoriteteve dhe kapitenit David Barker, kërkimet janë mbyllur përfundimisht. Prej tre ditësh kërkime intensive me tre avionë, 5 helikoptera si dhe dy varka shpëtimi, tashmë është vendosur që kërkimet të ndalojnë. Në një letër të hapur, kapiteni Barker ka sqaruar të gjithë opinionin si dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjeve. Ndoshta dhe shpresat e fundit u shuan…