Policia greke u habit! Shkoi për të arrestuar tifozët e Dinamo Zagreb pasi u vra tifozi i AEK, gjeti ata të Panathinaikosit

Një kaos i madh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme para stadiumit të AEK-ut, ku janë shfaqur tifozë të armatosur të Dinamos dhe kanë nisur një përplasje të ashpër ku mbeti i vrarë një prej mbështetësve të klubit grek.

Një numër i madh huliganësh u arrestuan, por policia greke u habit kur pa se çfarë ndihme kishin Bad Blue Boys në Athinë. 

Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë policinë greke ka qenë dijenia se tifozët e Dinamos kishin ndihmën e tifozëve vendas me të cilët organizuan këtë përleshje të përgjakshme.

Gazeta greke Gazzetta ka bërë të ditur se në Athinë kanë ardhur nga 100 deri në 120 tifozë të Dinamos nga Kroacia, por që ka pasur më shumë para stadiumit sepse kanë pasur ndihmën e tifozëve vendas dhe dyshohet se kanë qenë tifozë të Panathinaikos, me të cilët BBB ka një marrëdhënie e shkëlqyer.

Punonjësit e policisë u habitën kur nisën të identifikonin të arrestuarit pasi panë se mes mbështetësve të Dinamos kishte edhe disa vendas dhe vetëm më vonë e kuptuan se në fakt kishin organizuar dhe planifikuar gjithçka më herët me ta.

Drejtuesit e tifozëve të Dinamos dhe Panathinaikos ishin në kontakt prej ditësh dhe tifozët e gjigantëve grekë më në fund u kujdesën për armët që prisnin huliganët e klubit të Zagrebit pas mbërritjes në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *