Kukësi do të ndeshet pas pak minutash me Karabakun në Baku, takim ky i vlefshëm për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Masa të rrepta sigurie në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, me 2000 forca policie që kanë marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes.
Do të jetë një ndeshje e nxehtë edhe për faktin se stadiumi do të jetë plot, pasi deri më tani janë shitur plot 26 mijë bileta. Stadiumi i Bakus ka një kapacitet prej 31.200 vendesh dhe deri në fillimin e ndeshjes pritet që të shitet dhe pjesa e mbetur e biletave.
Një mision i vështirë i Kukësit, por jo i pamundur, pasi dhe në të shkuarën ka arritur që të marrë kualifikime në stadiume të tejmbushura, ku mund të veçohet përballja me boshnjakët e Sarajevos, në verën e viti 2013.
https://www.facebook.com/jonuz.hallaci/videos/pcb.10155807863076279/10155807859836279/?type=3&theater