Polemika për favorizime/ Interi luan titullin e Serisë A kundër Romës, i caktojnë një arbitër që është nga Milano

Shumë polemika ka pasur në këtë sezon për favorizime karshi Interit. Së fundmi ishte jo pak i diskutueshëm vendimi për t’i anuluar golin Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa Bennacer duhej të mos festonte pasi i është zënë rrezja e Handanovic në momentin e goditjes së tij.

Por përveç këtij dueli, Interi dhe Milani po luajnë dhe titullin e Serisë A. Kuqezinjtë janë në vendin e parë dhe me dy pikë më shumë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar. Nga ana tjetër kalendari i Interit tregon se ndeshja e vetme e fortë për zikaltërit që do të luajnë titullin është ajo kundër Romës, pas dy ditësh.

Sektori i Arbitrave në Itali ka menduar t’ia lehtësojë pak punën Interit duke caktuar si arbitër kryesor Simeone Sozza, i lindur në Milano. Kjo ka “çmendur” tifozët e Romës që nuk arrijnë të kuptojnë sesi në një ndeshje të tillë që vendos fatet e një sezoni, caktohet një arbitër që i përket një qyteti ku është edhe ekipi kundërshtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online