Polemika/ Mesi bëri rolin e “krokodilit” te PSG dhe shtrihet te muri! Neymar tregon bisedën, Rio Ferdiand: Jo, jo! Nuk i bëhet kjo Mesit

Në ndeshjen e djeshme që PSG fitoi në shifrat 2-0 ndaj Manchester City është parë edhe një situatë krejtësisht e veçantë. Teksa Manchester City kishte një faull të rrezikshëm në zonën kundërshtare, Mesi ka bërë punën “e rëndomtë” duke u shtrirë te muri për të kryer rolin e krokodilit. Ky veprim ka sjellë dy anët e medaljes, teksa nga njëri krahë ka duartrokitje për përulësinë e Mesit, ndërsa nga ana tjetër zëra si Rio Ferdinand i japin jehonë mungesës së respektit.

“Në momentin që Pochetino i ka kërkuar ta bënte këtë, një lojtar i PSG duhej të dilte dhë të thoshte “JO”. Nëse do të isha unë në ekip do t’i thoja: “Jo, jo. Do të shtrihem unë për ty”. Më falni, por nuk e imagjinoj dot se Mesi ishte shtrirë aty. Kjo thjeshtë nuk i bëhet atij, është mungesë respekti”, u shpreh Ferdinand.

Nga krahu tjetër Neymar ka treguar bisedën që ka pasur me Mesin në atë moment: “E kam pyetur nëse ishte mirë aty poshtë murit dhe më tha se nuk kishte problem. Nuk e trajton veten si një i madh, e luan ndeshjen ashtu si ne dhe e shijon atë. Kjo është arsyeja se përse quhet Mesi”, tha Neymar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *