Polemika edhe në La Liga me ndeshjen e parë, eksperti spanjoll tregon penalltinë që iu mohua Barcelonës: E tërhoqi zvarrë Lewandowski-n

Në hapje të La Ligës, katalanasit barazuan 0-0 ndaj Rayo Vallecano. Në fund të pjesës së parë në stadiumin Camp Nou, pamë një detaj të diskutueshëm. Robert Lewandowski u rrëzua në zonën e penalltisë së mysafirëve, por Barcelonës nuk iu akorduan penallti.

Eksperti i Canal + Sport, Eduardo Iturralde Gonzalez tha se arbitri bëri një gabim dhe duhej të kishte dhënë një penallti për ekipin vendas. Në luftën për pozicionin më të mirë të mundshëm në zonën e penalltisë gjatë krosimit nga këndi, Lewandowski u kap nga fanella. Pati një rënie, por arbitri nuk gjeti faull dhe nuk akordoi një penallti.

Eduardo Iturralde Gonzalez, i cili ishte ekspert i Canal + Sport, tha se vendimi ishte i gabuar. “Arbitri duhet t’i afrohet lojtarit dhe t’i thotë: “Dëgjo, kjo është një penallti”. Unë patjetër do të akordoja penallti, pavarësisht se ku shkon topi”.

Arbitri spanjoll shpjegoi gjithashtu pse mendonte se situata ishte kaq e qartë. “Mund ta tërhiqni kundërshtarin nga fanella, por nuk mund ta tërhiqni zvarrë për dy ose tre sekonda dhe kështu t’ia bëni të pamundur lëvizjen. Dhe kjo ndodhi në fund të pjesës së parë me Robert Leëandoëski”, tha Gonzalez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online