“Poker” përpara Kupës, Milani rigjen “veten”

 

Pas suksesit në Bolonja, kuqezinjtë shkatërrojnë Veronën dhe “e hedhin” në Serinë B. Sinjale pozitive përpara Juventusit

Nuk ka pasur një tjetër “Benevento”… Milani e kuptoi mësimin dhe në “San Siro” fshin Veronën me katër gola dhe përgatitet në mënyrën më të mirë për finalen e Kupës së Italisë, ditën e mërkurë, përveç se e gjen veten në vend të gjashtë, në pritje të ndeshjes Lacio-Atalanta të ditës së sotme… Gatuzo kishte kërkuar një fitore me një paraqitje të bukur dhe sinjale të tjera në prag të finales së Kupës së Italisë, ndaj Juventusit. I mori: Romanjoli është kthyer në qendër të mbrojtjes duke ofruar paraqitjen e zakonshme të sigurt. Lokateli në kabinë e regjisë ka luajtur mjaft mirë, duke zëvendësuar denjësisht Bilian. Ndërsa, përpara, me Kutronen, përveç golave të mesfushorëve ofensivë janë kthyer edhe rrjetat e sulmit. Sigurisht, Verona ishte një kundërshtar i butë: zyrtarisht në Serinë B pas vetëm 1 viti në Serinë A…

Duhen vetëm 11 minuta që porta e veronezëve të “shpohet”, duke gëzuar edhe presidentin Li në tribunë… Suso merr të djathtën dhe kroson në qendër të zonës, ku Çalhanoglu është gati dhe godet, duke gjetur devijimin deçiziv të Hertro. Milani në avantazh, por që nuk ul ritmin por vetëm e ngre. Bonaventura “imiton” Suson dhe jep një top të artë për Kutronen, që pasi e kontrollon dhe kthehet, mposht Silvestrin.

Pjesa e dytë ka të njëjtat ritme me nisjen, teksa gjen golin e parë në Serinë A, në “San Siro”, Abate, pas një super kombinimi me Suson dhe Bonaventurën. Një 3-0 që dënon Veronën në Serinë B, teksa Romulo provon golin e nderit, por traversa i thotë “jo”. Gatuzo mendon për Juven dhe bën tre zëvendësime: Romanjoli, Suso dhe Kutrone lënë fushën e lojës dhe i lirojnë vendin Musakios, Borinit dhe Kaliniçit. Verona gjen golin me koreanojugorin Li: një e djathtë e paarritshme nga Donaruma. Borini, sakaq, gëzon kuqezinjtë me një gol që plotëson pokerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online