Juventusi flë gjumë 45’, e zgjon… Dagllas Kosta!

 

Titulli i shtatë radhazi është vetëm 1 fitore larg, por nëse Napoli humbet sot, atëherë festa do të vinte para kohe

Pas përmbysjes deçizive në “San Siro”, ndaj Interit, Juventusi bën “bis” dhe, këtë herë, ia kthen Bolonjës, që në Torino pllakosi heshtjen kur Verdi realizoi me penallti, pas faullit të Ruganit ndaj Krisetig dhe që rrezikoi edhe kartonin e kuq. Pikërisht aktivizimi i Dagllas Kostës në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka për bardhezinjtë, që gjetën autogolin e De Maio, ndërsa më pas Kedira dhe Dibala i dhanë 3 pikët e rëndësishme, që çojnë aktualisht diferencën me Napolin në 7 pikë, teksa axurrët do të luajnë sot ndeshjen e tyre.

Në fakt, në rast se nuk fitojnë, atëherë Juventusi do të shpallej virtualisht kampion, pasi me dy ndeshje të mbetura dhe 6 pikë diferencë, edhe nëse në fund dalin me pikë të barabarta, diferenca e golave vendos (dy ndeshjet direkte u ndanë me fitore 1-0 për kokë), me “Zonjën” që aktualisht është 21 gola më shumë… Por, le të kthehemi te Dagllas Kosta dhe ndeshja e tij. Braziliani ka ofruar sërish dy asiste dhe ka shkuar në 13 në total dhe 6 gola në Serinë A.

Ndeshja – Pjesa e parë ka parë një Juventus më të tërhequr dhe sikur po menaxhonte gjithçka, deri kur Rugani ka bërë edhe faullin që mund t’i kushtonte edhe të kuq veç penalltisë. Verdi shënoi nga pika e bardhë, teksa në 25 minutat e para ishte vetëm ekipi i Alegrit në fushë, me dy raste të Sandro dhe Dibalanë të rrezikshëm. Goli i Bolonjës ngriu stadiumin dhe këmbët juventine, teksa në pjesën e dytë, ndoshta pas të bërtiturat e Alegrit, regjistri ndryshoi.

Matuidi mbetet në stol dhe në vend të tij Kosta është ai që i jep gaz, duke u ndihmuar edhe nga dalja e Mirantes, te goli i Kedirës, pasi De Maio me autogol kishte fiksuar shifat në 1-1. Kedira falënderon dhe realizon. Dibala falënderon Kostën dhe gjithashtu realizon, në një ndeshje ku nuk shkëlqeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online