Pogba tregon këshillën që i dha Karrik për shiritin e kapitenit

Mesufshori i Mançester Juanitit, Pol Pogba, ishte kapiten në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Premier Leagues atë kundër Lesterit. Takim ky që u fitua me rezultatin 2-1 nga “djajtë e kuq”, me golin e parë të shënuar nga francezi.

25-vjeçari mbajti shiritin në mungesë të Antonio Valencias së dëmtuar. “Kapiteni është një rol që duhet ta bësh. Mendoj se është së bashku me lojtarët dhe shokët e ekipit”, – u shpreh Pogba. Ai tregoi dhe këshillat që i ka dhënë Majkëll Kerrik kur i ka kërkuar ta mbajë ai shiritin.

“Kerrik erdhi dhe foli me mua dhe më tha se ai donte që unë të mbaja shiritin e kapitenit për shkak të historisë që kam me klubin, atë që i kam dhënë njerëzve dhe çfarë kam bërë për fansat dhe djemtë e rinj nga Akademia dhe gjëra si këta”, – u shpreh Kampioni i botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *