“Rikthimi te Juventusi? Nuk e dimë se çdo të ndodhë”, kështu nisi prononcimi i tij në Rai Sport, pas fitores së Mançester Junajtid me Juventusin në Torino. Francezi ka kaluar kohë të mrekullueshme në kohën kur ishte pjesë e bardhzinjve, por së fundmi është përfolur se mund të jetë pjesë e kampionëve të Italisë sërish.
Mesfushori tregoi se si ishte të luante në Torino si kundërshtar, por analizoi dhe suksesin me përmbysje të djajve të kuq. Edhe pse është lakuar shpesh për një largim nga Mançesteri, Pogba preferon që të mos shpërqendrohet, duke kujtuar se ai po luan dhe po bën mirë me skuadrën aktuale.
RIKTHIMI NË ITALI – Ishte një rikthim i mrekullueshëm. Ishte paksa e çuditshme për mua që të shkoja drejt dhomave të zhveshjes nga skuadrat mysafire. Isha i emocionuar. Më mungon futbolli italian dhe tifozeria këtu”.
NDESHJA – “Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë, disa detaje bëjnë dallimin. I shfrytëzuam gabimet e Juventusi. Shokët e vjetër? Ishte diçka pozitive që u riktheva dhe luajta kundër tyre”.
SËRISH JUVENTIN – “Ne do të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Për momentin jam pjesë e Mançesterit dhe jam i lumtur këtu”.