Çështja Konte-Çelsi i drejtohet gjykatës, italiani nuk pranon kompromis

Antonio Konte u shkarkua nga drejtimi i Çelsit verën e këtij viti, ku u zëvendësua nga bashkëkombësi i tij, Mauricio Sarri. Ish-tekniku i Juventusit kishte dhe një vit kontratë të mbetur me blutë e Londrës dhe prishja e kontratës nga ana e Çelsit bëri që Konte të kërkonte pagat e këtij sezoni, siç i takonte në kontratë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, drejtuesit e Çelsit kanë kërkuar një takim me ish-trajnerin e tyre, për të diskutuar për një marrëveshje që nuk i detyronte palët të shkonin në gjykatë. Përgjigja ndaj drejtuesve londinezë ka qenë e qartë nga ana e Antonio Kontes. Çështja do të shkojë në gjykatë dhe tekniku do të kërkojë dëmshpërblim.

Avokatët e italianit po punojnë që çështja të shkojë në dy gjykata, njëra në gjykatën e punësimit dhe tjetra në gjykatën e arbitrazhit sportiv. Shuma që kërkon si dëmshpërblim 49-vjeçari është 26 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online