Poçetino humbet durimin: Ndoshta luaj me fëmijët në kupë

Mauricio Poçetino mund të luajë me të rinjtë e klubit sezonin e ardhshëm në Kupën FA, për shkak se është lodhur nga përsëritja pa fund e diskutimit që Totenhmi nuk po fiton dot trofe.

Të shtunën Spërsat u eliminuan në gjysmëfinalet e Kupës FA, duke u mundur nga Mançester Junajtid, ndaj edhe ky sezon mbyllet pa trofe, me suksesin e fundit që ka ardhur në vitin 2008.

Megjithatë, trajneri argjentinas këmbëngul se skuadra e tij nuk duhet gjykuar vetëm nga rezultatet në ndeshjet e mëdha.

“Po mendoj të hedh në fushë fëmijët në ndeshjen e ardhshme në Kupën FA, sepse nuk është e ndershme të marrësh kritika pa fund kur humbet. Problemi qëndron te perceptimi, që ndonjëherë nuk është realist. Ndoshta nëse luajnë të rinjtë, do të jetë një eksperiencë fantastike për ata dhe gazetarët nuk do të pyesin më në lidhje me mungesën e trofeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online