“Po zhyten në një paaftësi për t’u pasur zili nga Kategoria e Tretë”, ‘Tirona Fanatics’ kritikon klubin bardheblu: Ky, hapi i parë i luf.tës sonë të re

Tirana mori sot humbjen e dytë radhazi në kampionat. Pas disfatës në derbi, bardheblutë u mposhtën edhe nga Egnatia në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stërmasi”. Ultrasit e Tiranës kanë kritikuar klubin e tyre të zemrës përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”. “Tirona Fanatics” ka shkruar se klubi i ka censuruar edhe komentet kritikuese në rrjetet sociale, çka i shtyn ata të dalin kundër kryesisë së skuadrës së tyre të zemrës.

Ndërkohë që klubi zhytet sërish në një paaftësi për tu pasur zili dhe nga klubet e kategorisë së 3-të, gjen kohën të censurojë dhe të bllokojë komentet në faqet e tij në rrjetet sociale! Ju ftojmë të gjithëve të bëni këtu komentet tuaja që u censuruan te faqja e Kf Tirana dhe TF do të përkujdeset nesër që të giitha të arrijnë në kutinë postare të Kf Tirana! Ky nuk është hapi i parë i luftës sonë të re! Për hapat që do të ndjekim do të ju njoftojmë në vijim! Askush nuk luan dot me TIRONËN”, ka shkruar grupimi “Tirona Fanatics”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online