“Gripshi për Kombëtare, Tiranën e kam peng karriere”, Ilir Daja: Do provoj veten jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, nuk më kanë munguar ofertat

Ilir Daja po korr sukses edhe jashtë kampionatit të Shqipërisë. Trajneri nga Tirana ka fituar në vite rresht titullin kampion me Ballkanin në Kosovë, si dhe ka arritur ta kualifikojë për të dytën herë klubin nga Theranda në grupet e Ligës së Konferencës. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Studio Sport” në “Vizion Plus”, Daja ka pranuar se ambicia e tij është që pasi të përfundojë ciklin e tij me Ballkanin të provojë veten në një kampionat tjetër jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.

“Jashanicën dhe Gripshin i kam gjetur këtu në Ballkan. Do të prezantoja më shumë Gripshin, pasi Jashanica dihet që ka vendosur një standart në futbollin edhe shqiptar, me prezantimet me Skënderbeun, edhe këtu në Kosovë. Ndërsa Gripshi është një element që duhet parë, sepse në këto dy vitet që kam unë në drejtimin e Ballkanit, Gripshi është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm, që mund të shihet, jo në këto momente sepse Kombëtarja e Shqipërisë po kalon një formë të jashtëzakonshme, por që mund të jetë një element për t’u vëzhguar për të ardhmen për ekipin kombëtar.

Më i buzëqeshur në Kosovë se në Tiranë? Në atë periudhë nuk kam qeshur shumë. Në vitin e dytë riformatuam ekipin dhe në momentet që ekipi po merrte rrugën e duhur, në atë moment u ndanë edhe rrugët e mia si trajner me Tiranën. Ndoshta është një nga pengjet e mia të karrierës në trajnim. Këtu ka dashur Zoti që kemi pasur një ecuri fantastike. Është një qytet (Suhareka) që nuk të vë në asnjë moment në presion. Ndoshta kjo është arsyeja që jam më i buzëqeshur tani se sa në atë kohë.

Çdo trajner ka ambiciet e veta, sepse nëse nuk ke ambicie nuk i shtyn gjërat përpara. Natyrshëm, kur je nën kontratë me një klub nuk mund të përmendësh ofertat nga klubet e tjera. Gjë, të cilat nuk më kanë munguar. Jo personalisht, por edhe klubit i kanë ardhur oferta, edhe jashtë Kosovës. Por nuk është korrekte që kur je në kontratë me një ekip që të flasësh për ofertat apo se çfarë do të ndodhë nesër. Ndoshta ka ardhur momenti që pas një cikli në Suharekë, që nuk mendoj se do mbarojë këtë vit, por mendoj më gjatë, pse jo, mund të provoj një aventurë në një kampionat tjetër më të fortë se Shqipëria dhe Kosova. Por për momentin jam i kënaqur këtu”, ka deklaruar ndër të tjera Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online