“Luajtëm brenda 4 ditëve me një ekip që ka fituar me të mëdhatë”, Abilaliaj pas fitores me Erzenin: I pari që është mbrojtur me aq forca në zonë

Partizani ka arritur që të marrë një tjetër fitore dramatike pas derbit me Tiranën. Të kuqtë gjetën avantazhin kundër Erzenit në pjesën e parë me Tedi Carën. Ky i fundit realizoi një gol fantastik, të një kalibri të lartë. Teksa la pas dy lojtarë rivalë me një lëvizje, Cara gjeti cepin e rrjetës.

Partizanit iu lehtësua puna në minutën e 45, atje ku Kahrimanovic u ndëshkua me karton të kuq. Më pas rezultati i takimit u barazua në minutën e 65 me anë të Mecja. Por kur pritej fundi i takimit, në minutën e 88 ishte Mensah që gjeti golin e fitores, për ta mbyllur rezultatin në 1-2. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Abilaliaj (Partizani): “Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë. Është kundërshtari i parë që na është mbrojtur me kaq shumë forca në zonë. Arritëm golin e parë me Carën, por mund ta dyfishonim. Nuk është asnjëherë e lehtë kur përballesh në 4 ditë me një skuadër që kryesisht të mëdhave i ka fituar, përveç Egnatias. Edhe Egnatia ka fituar me vështirësi”.

Deliallisi (Erzeni): “Në radhë të parë duhet të falenderoj djemtë për mundin, dhanë më shumë se limiti i tyre. Partizani nuk kishte rrezikshmëri. Pas golit të parë, portiere ynë nuk ka bërë asnjë pritje tjetër. Meritonim diçka më tepër sot për atë që dhamë në fushën e lojës. Nuk na kapën në kundërsulm, ose të na rrezikonin me ndonjë aksion të pastër. Goli i dytë ishte aksidental”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online