Tirana ka marrë një pikë të vlefshme ndaj Partizanit duke iu afruar edhe më tepër titullit kampion. Tashmë mjaftojnë dy fitore për bardheblutë për t’u shpallur matematikisht si kampionët e Superiores.
Ndërkohë me shprehjen dhe këngën e anglezëve, Grent Halili paralajmëron festën e titullit: “It’s coming home”. Pra duke rikthyer në shtëpi pas shumë kohësh titullin e Superiores, në një sezon dramatik në kampionatin shqiptar ku asnjëherë nuk ka pasur një pamje të qartë për ekipet që do shkojnë në Europë dhe ato që rrezikonin realisht Play Out-in. /Sport Ekspres/