Tre gola të shënuara ndaj Romës i dhanë jo pak jehonë Eljon Tocit. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 po vazhdon që të gjejë rrugën e rrjetës. Pak më parë 19-vjeçari ka shënuar në fitoren që Fiorentina U-19 po arrin deri tani ndaj SPAL, me shifrat 3-2.
Goli i parë do të vinte nga Toci në minutën e 13 që gjeti bukur me kokë rrjetën. Ndërkohë edhe Milani po e vëzhgon nga afër këtë djalosh. Në intervistat e fundit të dhëna për mediat italiane, Eljoni është shprehur se ka Ibrahimovic se model të preferuar dhe tregoi simpatinë e tij për kuqezinjtë, si për ta bërë më të lehtë lëvizjen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/