“Më lini të iki, nuk dua asgjë nga Vllaznia dhe nuk do flas në media”! Dibra tregon rastin e Diagne: Më dërgoi mesazh, u mërzit nga Partizani

Sekretari Blendi Dibra ishte i ftuar në emisionin “Sport Shoë” ku ka komentuar çështjen e Diagne. Mbrojtësi i Vllaznisë është larguar nga klubi pasi mësoi se do të qëndronte në stol në ndeshjen gjysmëfinale të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Partizanit. Dibra ka treguar me detaje gjithçka ka ndodhur në këtë rast.

“Diagne është shtuar me fëmijë dhe ka disa probleme që nuk mund të rrinte më. Para ndeshjes me Partizanin, zotëria u përfshi në formacion të dytë dhe la stërvitjen. Më ka shkruar mua letër, mesazh dhe menaxheri i tij: “Nuk dua të rri më, megjithë respektin dhe konsideratën, dua të iki te familja. Nuk dua asgjë nga klubi, nuk kërkoj asgjë dhe nuk do të flas fare në media, vetëm dua të iki”. Filloi nxehje para Partizanit dhe sa e mori vesh që do ishte në stol, iku. I thamë se çfarë kishte dhe na tha se donte të luante titullar”, tha Dibra. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online