Manchester City është eliminuar nga “FA Cup” duke humbur në shifrat 1-0 ndaj Chelseat. Menjëherë pas ndeshjes Guardiola është munduar që t’ia hedh fajin kalendarit të ngjeshur dhe mungesës kohore që kanë futbollistët për t’u përgatitur për ndeshjet. Tekniku i qytetarëve ishte gjithashtu i indinjuar me mënyrën sesi e komentuan mediat këtë ndeshje në një kohë që kualifikimi i City-t në finalet e Kupave në Angli nuk përbënte rëndësi.
“E çfarë duhet të them të them? Vetën dy ditë e gjysmë për të rikuperuar sfidën ndaj Çelsit dhe për të luajtur jashtë duhet të udhëtonim, ishim në tren për tre orë dhe na ndaluan dhe një orë tjetër. Meritojnë që të luajnë të gjithë. Kur ky ekip arriti katër finale radhazi në Karabo nuk kishte kaq shumë vëmendje. Thoni vetëm që luajtëm keq se kur humb një ndeshje të vërsulen të gjithë”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/