“Po të shpenzonim aq sa Çelsi, do më kishit vrarë”, Guardiola bën ironi me gazetarët: Thoni që i ble lojtarët Guardiola, nuk e dija që kisha aq para në xhep

Pep Guardiola është paraqitur në konferencë për shtyp përpara mediave, ku ka prekur edhe çështjen e transferimeve. Trajneri i Mançester Sitit ka thënë se nëse ekipi tij do të shpenzonte aq sa ka shpenzuar Çelsi, atëherë mediat do e kishin “vrarë”. Madje ka theksuar edhe faktin së blerjet e Mançester Sitit i atribuohen nga gazetarët si të tijat.

“Për Çelsin është më e lehtë se për ne. Kjo është e sigurt. Unë nuk do të mund të ulesha këtu nëse do të kisha shpenzuar aq sa ka shpenzuar Çelsi në dy dritaret e fundit të transferimeve. Ju do të më vrisnit. Ju do të më kishit vrarë. Kjo është e sigurt. Do të ishim në një vëzhgim hetues që nuk mund ta përfytyroni. Dhe një çeshtje tjetër që më pëlqen shumë, kur njerëzit thonë që Çelsi apo kushdo ekip tjetër ka blerë një ekip. Për Mançester Sitin thonë e bleu Guardiola. Nuk e dija që kisha kaq shumë para në xhep për të blerë gjithë lojtarët që kam”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *