“Po tani Alban, e kuptove fuqinë e futbollit?”/ Modeli i Xhaferit në Superiore dhe krenaria e një qyteti

  • Nga Klaudio Ndreca

Tifozët shqiptarë kanë ndasitë e tyre kur vjen fjala për Superioren, atje ku gjithkush mbështet ekipin e qytetit të tij. Por po të gjithë bien në të njëjtin mendim se elita e futbollit tonë kërkon kthimin e historisë dhe të emblemave.

E si mund të ishte Superiorja mirë, kur ishte në gjendje të keqe “djepi i futbollit” tonë? Vllaznia po lëngonte për të disatin vit radhazi dhe sportdashësit, ose më saktë të gjithë njerëzit që kalonin në rrugët e Shkodrës, e tërhiqnin disi prej mënge Alban Xhaferin: ”Alban, merre ti Vllazninë e futbollit”.

Arsyet ishin të shumta dhe më kryesorja ishin rezultatet e arritura nga puna e këtij drejtuesi, pra e kishte dhënë provën. Vllaznia e basketbollit me president Xhaferin ishte e gjitha një krenari për shkodranët, që shihnin panoramën e kundërt të futbollit.

Sigurisht që në këtë qytet nëse do të zhvillohet edhe ndonjë sport i ri dhe i padëgjuar në Europë, do të ketë sërish shikueshmëri të lartë. Basketbolli ndiqej po nga shumë tifozë, por nuk mund ta fshihnin se “zemra u piketonte” për ekipin e futbollit.

E mes një kalvari të gjatë, Alban Xhaferi e mendon seriozisht që të menaxhojë shkodranët dhe të plotësojë dëshirën e qytetarëve. Mjaftuan disa lajme të pakonfirmuara ende zyrtarisht në media dhe festa nisi në mbështetësit shkodran, ishin hapat e parë të rikthimit të ekipit të tyre, të paktën tani kishte shpresë.

Sapo zgjedhim që të intervistojmë Xhaferin pas qarkullimit të zërave të parë, nuk mund të mungonte edhe buzëqeshja e tij: “E di, do të flisni me mua për futbollin dhe jo për basketbollin”. Pra një mori thirrjesh kishte “shqetësuar celularin” e Xhaferit, ndryshe nga koha kur duhej të merrej vetëm me menaxhimin e ekipit të basketbollit.

Kjo ishte vetëm mirëseardhja pasi fuqinë e vërtetë të futbollit Xhaferi e ka kuptuar më së miri pas fitores së djeshme kundër Tiranës, në një klasike që u kishte munguar shkodranëve. Një motiv më shumë për të festuar iu dha në këto kohë të vështira, për të shpresuar se epoka e re vetëm sapo ka nisur.

Një epokë e re, një histori e re dhe një faqe e re! Shpeshherë shtrohet pyetja: “Më mirë të dish apo të kesh?”. Xhaferi ka arritur që të nëpërmjet dijeve të tij të sigurojë më tepër të ardhura dhe kërkon që nëpërmjet dijeve të tij të ndërtojë një Vllazni që do të korr frytet e saj pas disa kohësh. E mbi të gjitha në këtë punë derdhet shumë djersë e dhurohet shumë dashuri, duke vendosur stemën e ekipit përpara çdo interesi. Në Shqipëri çuditërisht asnjëherë nuk priten mirë “fytyrat e reja”, duke zmadhuar edhe gabimin më të vogël të tyrin, pasi gjithmonë kërkohet që e shkuara të mbaj peng edhe të ardhmen. Fatkeqësisht ia kanë dalë deri tani!

E shihni lehtësisht edhe në botën e televizionit, të politikës e në çdo fushë tjetër të jetës në Shqipëri. Vitet kalojnë, por fytyrat mbeten të njëjtat që dalin çdo ditë për shqiptarët. Fryma e re duhet “të mbytet,” një histori e kthyer në histeri. E në mënyrë të përmbledhur modeli Xhaferi duhet të ndiqet edhe më tepër në futbollin e Shqipërisë, me drejtues të rinj e me ide revolucionare, që si dëshirën kryesore mos të kenë interesat personale, por që të jenë nderi i një qyteti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online