Ekskluzive/ “Në Shkodër e përjetojnë shumë”, flet lojtari që dha asistin me telekomandë ndaj Tiranës

Nga Klaudio Ndreca

Klasike e fituar dhe Vllaznia që nis të flasë ndryshe në Superiore, tanimë me gjuhën e titullit. Megjithëse lojtarët mundohen ta fshehin dhe në media nuk mund të ngrihen më tepër pretendimet, pasi në rast dështimi do të kemi një zhgënjim të përmasave të mëdha, për t’u theksuar është fakti se shkodranët kanë një nisje ëndrrash.

Fitorja e fundit kundër Tiranës në shifrat 3-2 ishte edhe prova e forcës për ekipin e drejtuar nga ana e gjermanit Brdariç, që tregoi se mund t’ia dali edhe kundër ekipit që vjen me petkun e kampionit. Në golin e fitores ishte Ardit Hoxhaj që dha një “asist me telekomandë” për Dungën, duke shënuar një gysmë goli. “Sport Ekspres” e ka intervistuar Hoxhajn në përfundimin e takimit për t’i marrë edhe emocionet e klasikes së parë.

Një asist që vjen me “telekomandë”. Besojmë se ky është pasimi vendimtar që të ka falur më shumë emocione në këto vitet e fundit apo jo?

Kam bërë shumë asist në këtë lloj mënyrë, por ky vërtet që ishte më emocionues. Pasi me këtë pasim erdhi edhe goli i fitores për Vllazninë, kjo më lumturon shumë.

Çfarë emocionesh iu ka falur fitorja në këtë klasike të Superiores?

Kjo ishte hera e parë që unë luajë në klasike dhe ne e kemi fituar atë. Filluam të ndienim emocionet e sfidës që në fillimin e javës. Këtu në Shkodër e përjetojnë shumë përballjen me Tiranën. Është krijuar një atmosferë e bukur në dhomat e zhveshjes dhe shpresojmë që të vazhodjmë kështu.

A mund të nisim që të flasim për titullin si objektiv të Vllaznisë?

Është shumë herët për të përdorur fjalën titull. Ne jemi një grup i ri dhe duhet të shohim ndeshje pas ndeshje. Nuk mendoj se fjala titull i bën mirë ekipit.

Po trajneri, sa “gjerman” është në sjelljen me futbollistët te Vllaznia?

Trajneri është shumë serioz në punën që bën, punon shumë fizikisht dhe kërkon korrektësi në stërvitje, orare dhe gjithçka tjetër.

E sa i përket kundërshtarit, si të është dukur Tirana në krahasim me sezonin e shkuar?

Tirana është ende një skuadër e fortë. Ka shumë mungesa që po i ndien tani dhe me rikthimin e tyre do të jetë sërish një kockë e fortë për titullin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online