Po sulmohen në Kosovë, përgjigja brilante e Munishit: Nëse nuk e dini, trajnerë nga Shqipëria jemi të gjithë

Bledar Devolli do të hapte një temë përpara pak kohësh rreth trajnerëve nga Shqipëria në Kosovë, të cilët sulmohen shumë dhe shpeshherë paragjykohen për punën e tyre. Një koment ky që ka marrë shumë reagime dhe hapi jo pak polemika. Por nga ana tjetër është fakt se një numër i lartë i trajnerëve nga Shqipëria e kanë pasur rrugën e hapur në Kosovë, por e kundërta nuk ka ndodhur.

Gjithsesi, është sjellja e mediave ajo që lë më tepër për të dëshiruar. Gjithmonë kur flitet për dështimet e emrave të caktuar që vijnë nga Superiorja, titulli nuk hapet asnjëherë me emrin e saktë, por duke e emërtuar thjeshtë: “Trajneri nga Shqipëria”. Po i njëjti gabim në fakt që është bërë dhe vazhdon të bëhet në mediat e Shqipërisë zyrtarë për të etiketuar lojtarët si “kosovar” dhe jo “lojtari shqiptar i Kosovës”.

Reagimi brilant ka ardhur nga ana e Ismet Munishit, trajnerit të njohur në Kosovë që kërkon reagim për këtë çështje dhe që vendos në pak një fakt shumë të rëndësishëm: “Nëse nuk e dini, trajnerë nga Shqipëria jemi të gjithë. Mjaft më me këtë term, trajneri ka emër”. /Sport Ekspres/

“Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria” ka shkruar Munishi.

Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit . Mund të jet nga India,  Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia . Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj. Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri. Per  Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë  e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve . Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria . Stop termit trener nga Shqipëria,, treneri ka emer,,”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online