Dy afrimet e tjera duhet të presin te Legia, Ernest Muçi bën gati fanellën dhe këpucët

Ernest Muçi e nisi me këmbë të mbarë aventurën e tij te Legia teksa vetëm pak orë pasi u shfaq në qëndrën stërvitore, duhej të zhvillonte një ndeshje kontrolli me ekipin e dytë. Menjëherë talenti i ardhur nga Tirana do të shfaqte aftësitë e tij për të tundur rrjetën, për të goditur traversën dhe njëkohësisht duke lënë një përshtypje mëse të mirë te trajneri me vizionin e lojës. “Po, ky është Mesi ynë. Është turp të lësh në stol një lojtar të tillë”, do të shprehej menjëherë trajneri i Legias.

Gjithashtu edhe për mediat polake që ishin të pranishme në qëndrën stërvitore, Ernest Muçi ishte më i miri nga dy afrimet e tjera si Jasurbek Yaxhshiboyev dhe Nazarij Rusyn. Të tre këta lojtarë janë provuar si titullar edhe në stërvitjen e djeshme, teksa ekipi po përgatitet për ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Gornik. Mediat në Poloni shkruajnë se dy afrimet e tjera duhet të presin ende dhe të ambientohen më mirë me skuadrën, ndërsa Muçi po bëhet gati për të debutuar me Gornik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online