“Po stërvitej gjatë ndeshjes”! Shakaja e presidentit të Leçes, Ylber Ramadani i impresionon në Itali me vetëm një ndeshje

Ylber Ramadani u transferua te Leçe në Serinë A dhe i ka impresionuar italianët që në ndeshjen e parë. Megjithëse nuk kishin kaluar shumë ditë nga transferimi i tij, mesfushori shqiptar do ta niste nga minuta e parë përballjen kundër Cadiz.

Vlerësimet për Ramadanin ishin maksimale, teksa mediat italiane tregojnë se Ylberi bëri gjithçka mirë në kontrollin e mesfushës, duke bërë ndërhyrje agresive dhe nga ana tjetër duke kërkuar që të ndërtojë lojën.

Nuk do të mungonte as batuta e presidentit të Leçe, Damiani, i cila tha se Ramadani mori mësime shtesë gjatë ndeshjes me Cadiz. Presidenti iu referua stërvitjeve të pakëta që kishte mesfushori shqiptar përpara se të luante takimin e parë jo zyrtar me Leçen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online