Altin Bytyçi është një nga emrat që ka spikatur te Kukësi në këtë sezon. Mbrojtësi ka marrë ftesën e Kosovës U-21, teksa do të jetë pjesë e dardanëve të vegjël për ndeshjet e nëntorit, atje ku do të luhet edhe kundër Shqipërisë.
Në të shkuarën Bytyçi ka përfaqësur edhe Shpresat e Alban Bushit, duke ardhur nga grupmoshat e Kosovës. Megjithatë mbrojtësi i ri ka vendosur që të kthehet sërish me fanellën e dardanëve. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram