Kukësi po shkëlqen në këto gjashtë javë të para të Superiores. Longo po prodhon futbollin më të bukur dhe njëkohësisht po korr rezultatet pozitive. Por nëse ka një pjesë ku verilindorët nuk japin shumë siguri, është prapavija. Në këtë linjë mendimi është edhe Ylli Shameti, teksa në një intervistë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari është shprehur:
“Kukësi po bën lojë shumë të bukur. Ka disa probleme në mbrojtje që u evidentuan ndaj Teutës. Sot luan ndaj Dinamos që është e organizuar mirë që nga presidenti te lojtari i fundit. Nuk i duhej ajo humbje me shumë gola në Shkodër. Megjithatë i lejohet pasi është formatuar i gjithi dhe do të jetë si një nga ekipet më të mira në Superiore. Faza ofensive e Kukësit është shumë e mirë dhe kanë krijuar shumë raste. Nga mos eksperienca po vuajnë disi në mbrojtje, nuk kanë një lider në prapavijë. Besoj se kundër Dinamos, do të fitojë Kukësi sot”, tha Shameti. /Sport Ekspres/