Mënyra si shkoi Kumbulla te Roma “ka çmendur” Murinjon! E zbulojnë në Itali, klubit ngec për ta shitur dhe me “duar të lidhura”

Nga Klaudio Ndreca

“Mezi po pres që të punoj me një trajner të madh si Murinjo”! Kjo ishte deklarata e Marash Kumbullës kur Roma zyrtarizoi teknikun portugez, por marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit nuk po shkon aspak mirë. Nëse nga ana e mbrojtësit shqiptar kishte një dashuri mbi teknikun, madje pa e parë ende dhe vetëm duke dëgjuar për të, nga krahu tjetër ka…”urrejtje”.

Murinjo e injoroi në çdo moment Kumbullën dhe në gabimin e parë që bëri ndaj Bodo Glimt, zgjodhi që ta kryqëzonte. “Këta ishin lojtarët që po kërkonit, nuk luajnë dot as në Serinë B me nivelin e tyre”. Këto fjalë mund të trondisin psikologjikisht të gjithë futbollistët dhe ky moment mund të ndikojë shumë në karrierën e tyre, por Murinjo nuk i mendoi dy herë për t’i thënë në media.

“Ka njerëz me xhepat plot dhe shumë komisione, që pastaj zhduken dhe është klubi që i paguan paratë”. Në mediat italiane është komentuar shumë edhe mbi këto fjalë të trajnerit të Romës, teksa “Il Tempo” shkruan se adresohen të gjitha për transferimin e Marash Kumbullës. Futbolli është shumë kompleks dhe shpeshherë fjalën e parë e kanë menaxherët që vendosin shumë mbi klubet e caktuara, duke përfituar sasinë maksimale të parave.

Ndërkohë Murinjo e cilëson si tërësisht të palogjikshme mënyrën sesi Roma e mori Kumbullën. Në bilanc, mbrojtësi shqiptar u pagua për 28 milionë e gjysmë euro, plus bonusin 1 milionë euro te menaxheri dhe njëkohësisht dërgoi tre lojtarë te Roma si huazim me të drejtë blerje: “Cetin, Cancellieri dhe Diaby”. Pikërisht për këtë arsye Murinjo mendon se klubi ka gabuar rëndë dhe ka shumë humbje të madhe në marrëveshje.

Nëse nga ana teknike e ka refuzuar Kumbullën, nuk mund të heq dot dorë lehtë prej tij dhe është me “duar të lidhura”. Roma e ka të pamundur që të shesë Kumbullën me çmimin e duhur pasi nuk përkon aspak me vlerën e tij reale në treg. Për sa kohë që Murinjo zgjedh që ta mbajë në stol, dëmi i Romës rritet dhe nuk do të përfitonte asgjë nga largimi i mbrojtësit shqiptar. Një shans i dytë i detyruar duket në horizont, por duhet parë sesi do të shkojë kjo marrëdhënie. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online