VIDEO/ Nuk ka mësuar ende asgjë nga turqishtja, shoku i skuadrës bën përkthyesin e Endri Çekiçit

Endri Çekiçi ka festuar për golin e dytë që u realizuar nga Ankaragucu në përballjen kundër Genclerbirgligi. Në minutën e 70 të takimit një pasim i bukur do të vinte nga mesfusha për futbollistin shqiptar.

I gjendur përballë portierit, Çekiçi ka dështuar me tentativën e parë. Më pas topi i devijuar nga portieri do të përfundonte në këmbën e mbrojtësit kundërshtar, Arda Kizildag që përfundon autogolin spektakolar. Ndërkohë pas ndeshjes një moment interesant ka ardhur tek intervistat teksa Çekiçi i cili ka shumë për të punuar me gjuhën turke, ndihmohet nga shoku i skuadrës që i bën përkthyesin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online