Antonio Kasano ka folur në një bashkëbisedim në “Twich“ me Bobo Vierin mbi lëvizjet e fundit të ndodhura te Napoli. Ish-sulmuesi italian sugjeron që të kaltrit ti lënë dorë të lirë në punën e tij si trajner Spaletit, pasi në të kundërt mund të përfundojë me fatin e njëjtë si Ançeloti. E kur ka pakënaqësi me punën e bërë në krye të pankinës te Napoli kujtojnë gjithnjë epokën e Edi Rejës, emri i të cilit është lidhur shpesh me një rikthim te skuadra e De Laurentis.
“Spaleti? Sipas mendimit tim ekziston rreziku që seanca e tretë stërvitore të shpërthejë në një shqetësim. Nëse ata nuk e lënë të punojë, shpërthen një rrëmujë. Përndryshe mund ta përmirësojë ekipin. Napoli duhet ta bëj atë të funksionojë. Përndryshe ekziston rreziku që Spaleti të përfundojë si Ançeloti. Dhe pastaj Napoli kujton Rejën…”, ka thënë Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/