“Po ndikon fakti që Armand Duka shkoi numri 2 në UEFA”! Sokol Kushta tregon si e mbanin arbitrat Shqipërinë atëherë: Në kohën tonë ishte 95%-5% kundër nesh

Sokol Kushta ka dhënë një rrëfim vërtet shumë interesant në “Soccer Talk Podcast”. Në një intervistë apo bashkëbisedim me trajnerin e mirënjohur Skënder Gega, është folur për historinë e karrierës së Kushtës. Ishte vërtet e bukur pjesa kur Kushta tregon më shumë nga koha e tij në Greqi dhe qasjen që grekët bënin karshi lojtarëve shqiptarë, duke i aktivizuar në fushë si Vorio-Epiriot, ku nuk quheshin “të huaj”.

“Në 91, kam ikur në Greqi. Nuk kisha lidhje fare me gjuhën greke. U bë një parakontratë me Olimpiakosin. Në Greqi ishte një miku im, sekretar ambasade. Pritej që të mbarohej kampionati këtu, duhej 4 ndeshje që të mbyllej kampionati, po Flamurtari kishte dalë kampion. Një ditë, nuk e di si u zgjova dhe i them babait: “Më dërgo me makinë deri në Kakavijë se do të arratisem”. Ka qenë ditë e hënë. Kishte disa momente të vështira edhe te kufijtë atëherë. Kur shkova, gjej në anën tjetër dy lojtarë të Shqipërisë: “Po ti më thanë mua?”. I thashë: “Ma dha truri, do iki”. “Mirë më thanë, po kalove trarin, është makina me doktorin e Janinës këtu”. Kështu hipi në makinë dhe shkoi në Janinë, atje i takova të gjithë, me Foto Strakoshën, ishin 5-6 shqiptarë. Aty ishte streha e parë e shqiptarëve. U bë një ndeshje atje dhe i them Fotos:

“Më gjej një palë këpucë që të luaj”. Luajmë një ndeshje kundër ekipit të parë të Janinës që ishte në kategori të parë. E mori vesh presidentin e Olimpiakosit dhe më takoi, vazhdimësia pastaj ishte një gabim i imi i madh. Te Olimpiakosi më ofruan gjithçka. Por kur e morën vesh që isha nga Vlora, më thanë: “Je homogjen”. Pra jo vorio-epirot, po homogjen. I thashë: “Cfarë është homogjen”. Më thanë: “Po kemi tre rusë në ekip dhe nuk na lejohet një i katërt i huaj, homogjen është sikur e ke mamanë nga Greqia”. Unë i thashë: “Jo unë jam shqiptar, STOP”. Pastaj më thanë: “Mirë, do të blejmë si të huaj në dhjetor”. Aty doli një menaxher, jo i mirfilltë, por një menaxher që na mblodhi të gjithë ne shqiptarëve ishte Lekbello, Josa, unë rreth 12 lojtarë. Nga të 12 lojtarët, i vetmi që luajti si shqiptarë isha unë, të gjithë të tjerët luajtën si Vorio-Epiriot. Kjo është fakt, 12 lojtarë që ishin ajka e futbollit shqiptar kanë luajtur si Vorio-Epiriot, vetëm unë si shqiptarë”, tha Kushta.

Njëkohësisht Kushta foli edhe për Kombëtaren e Shqipërisë aktuale. “Ne nuk duhet të harrojmë që jemi të vegjël. Pra nuk duhet të kemi frikë kundër rivalëve, por duhet të kujtohemi kush jemi. Unë e shoh si pozitive faktin që Armand Duka ka shkuar numri dy në UEFA, asnjë shqiptar tjetër nuk ka arritur aty më parë. Në kohën më para, unë lutesha që arbitri të ishte 55-45 % kundër Shqipërisë, se në kohën tonë ka qenë 95-5% kundër nesh. Por tani e shoh që me këtë kalim të Dukës, edhe arbitrat janë shumë më korrekt me Shqipërinë, po e mbajnë drejt ndeshje, shoh që ka ndikim kjo pjesë”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online