Do të jetë në fushë nga minuta e parë, Kristjan Asllani do të “dirigjojë” mesfushën kundër Atalantës

Hakan Çalhanoglu do të mungojë mbrëmjen e nesërme si pasojë e një dëmtimi. Vendin e tij në fushë do ta zërë përsëri Kristjan Asllani. “Sky Sports” e bën fakt të kryer emrin e mesfushorit shqiptar në formacionin e Interit për përballjen kundër Atalantës.

21-vjeçari kaloi me sukses provën e tij në ndeshjen e fundit kundër Leçes. Lojtari i Kombëtares shqiptare dha asistin për golin e parë në fitoren 4-0 ndaj verdhekuqve. Paraqitja e tij ka bindur edhe Inzagin për t’i besuar Asllanit detyrën për të “dirigjuar” mesfushën në sfidën kundër Atalantës. Ndeshja do të luhet mbrëmjen e nesërme në “Xhuzepe Meaxa”, duke nisur nga ora 20:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online