“Do thuash që e ke mamanë nga Greqia”! Sokol Kushta tregon si refuzoi te Olimpiakosi që të luante si Vorio-Epiriot: STOP, unë jam SHQIPTAR

Sokol Kushta ka dhënë një rrëfim vërtet shumë interesant në “Soccer Talk Podcast”. Në një intervistë apo bashkëbisedim me trajnerin e mirënjohur Skënder Gega, është folur për historinë e karrierës së Kushtës. Ishte vërtet e bukur pjesa kur Kushta tregon më shumë nga koha e tij në Greqi dhe qasjen që grekët bënin karshi lojtarëve shqiptarë, duke i aktivizuar në fushë si Vorio-Epiriot, ku nuk quheshin “të huaj”.

“Në 91, kam ikur në Greqi. Nuk kisha lidhje fare me gjuhën greke. U bë një parakontratë me Olimpiakosin. Në Greqi ishte një miku im, sekretar ambasade. Pritej që të mbarohej kampionati këtu, duhej 4 ndeshje që të mbyllej kampionati, po Flamurtari kishte dalë kampion. Një ditë, nuk e di si u zgjova dhe i them babait: “Më dërgo me makinë deri në Kakavijë se do të arratisem”. Ka qenë ditë e hënë. Kishte disa momente të vështira edhe te kufijtë atëherë. Kur shkova, gjej në anën tjetër dy lojtarë të Shqipërisë: “Po ti më thanë mua?”. I thashë: “Ma dha truri, do iki”. “Mirë më thanë, po kalove trarin, është makina me doktorin e Janinës këtu”. Kështu hipi në makinë dhe shkoi në Janinë, atje i takova të gjithë, me Foto Strakoshën, ishin 5-6 shqiptarë. Aty ishte streha e parë e shqiptarëve. U bë një ndeshje atje dhe i them Fotos:

“Më gjej një palë këpucë që të luaj”. Luajmë një ndeshje kundër ekipit të parë të Janinës që ishte në kategori të parë. E mori vesh presidentin e Olimpiakosit dhe më takoi, vazhdimësia pastaj ishte një gabim i imi i madh. Te Olimpiakosi më ofruan gjithçka. Por kur e morën vesh që isha nga Vlora, më thanë: “Je homogjen”. Pra jo vorio-epirot, po homogjen. I thashë: “Cfarë është homogjen”. Më thanë: “Po kemi tre rusë në ekip dhe nuk na lejohet një i katërt i huaj, homogjen është sikur e ke mamanë nga Greqia”. Unë i thashë: “Jo unë jam shqiptar, STOP”. Pastaj më thanë: “Mirë, do të blejmë si të huaj në dhjetor”. Aty doli një menaxher, jo i mirfilltë, por një menaxher që na mblodhi të gjithë ne shqiptarëve ishte Lekbello, Josa, unë rreth 12 lojtarë. Nga të 12 lojtarët, i vetmi që luajti si shqiptarë isha unë, të gjithë të tjerët luajtën si Vorio-Epiriot. Kjo është fakt, 12 lojtarë që ishin ajka e futbollit shqiptar kanë luajtur si Vorio-Epiriot, vetëm unë si shqiptarë”, tha Kushta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online