Armando Sadiku ka pasur një sezon mjaft pozitiv me Malagën, ku e bën me dije sa herë i jepet mundësia se ndihet i lumtur me fanellën e skuadrës spanjolle. Këto fjalë vërtetohen edhe nga paraqitjet e tij në fushën e lojës, ku ka shënuar 10 gola deri para ndërprerjes së kampionatit dhe ëshë golashënuesi më i mirë i skuadrës. Sulmuesi kuqezi ka nisur stërvitjet në grupe me Malagan, fakt për të cilin ndihet i kënaqur. Në një intervistë për faqen e Malagas, Sadiku tregon se po përgatiten për ndeshjet, ndërsa shpreson se do të bashkohet e gjithë skuadra në seanca stërvitore, pasi në të kundërt nuk do të jenë gati për të rifilluar.
“Ne jemi shumë të gëzuar. Po punojmë shumë mirë. Më në fund kemi pranë shokët e skuadrës. Trajneri po jep detajet se si të luajmë, si ta sillemi në një ndeshje. Tashmë jemi duke u përgatitur për takimin e radhës. Shpresoj që në ditët në vijim le të stërvitemi të gjithë së bashku, sepse nëse nuk ushtrohemi së bashku nuk do të jemi gati për të filluar. Unë mendoj se javën tjetër do të stërvitemi i gjithë ekipi së bashku dhe do të jemi gati për ndeshjen e parë”, është shprehur Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/