“Kohët e vështira krijojnë burra të fortë”, në Irlandë sjellin historinë e Rudi Vatës: Edhe vetë do thoja e pamundur

Karriera e Rudi Vatës ka ndjekur një rrugë që ndoshta as ai vetë nuk do e kishte imagjinuar. Rekrutimi nga Shpresat e Shqipërisë për të plotësuar numrin në Kombëtaren A në ndeshjen kundër Irlandës do të ishte edhe ajo që do të shënonte kthesën në rrugëtimin e tij në futboll. Syri i trajnerit të Celtik, Liam Brady, do të pikaste ish-lojtarin shqiptar për ta vënë më pas nën urdhërat e tij. “The Irish Sun“ sjell në vëmendje karrierën e Rudi Vatës, që është lidhur ngushtë edhe me Kombëtaren e tij, teksa nëpërmjet saj ka siguruar edhe kalimin në futbollin europian.

Në majin e vitit 1992 Shqipëria do të zbarkonte në Irlandë për t’u përballur në kualifikueset e Kupës së Botës, por pa pasur as numrin e duhur të lojtarëve për të zhvilluar një ndeshje. Pa ekip mjekësor dhe pa fanella, Kombëtarja kuqezi në ato kohë vunte varfërinë ekstreme dhe gjendej në një situatë vërtetë të keq. “Ne ishim në një gjendje shumë shumë të keqe dhe Federata nuk kishte para. Unë mendoj se shumë vende i njohën vështirësitë tona dhe ne morëm pak ndihmë këtu e pak ndihmë atje atje“, ka thënë Vata.

Por përpos vështirësive të mëdha, Shqipëria do të bënte një përballje dinjitoze përballë Irlandës, të cilët e patën shumë të vështirë të thyenin mbrojtjen tonë. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, me golin e parë që erdhi në minutën e 60, ndërsa i dyti në të 80-tën. Ky takim vendosi edhe fati ne Rudi Vatës, teksa trajneri i Celtik do të pyeste për të pas ndeshjes dhe më pas historia dihet, ish-kapiteni i Kombëtares kthehet një legjendë në klubin e njohur skocez.

“Ata (Irlanda) ishin më me përvojë dhe kishin një stol më të forte se ne. Ne donim të luanim për krenari më shumë se gjithçka. Futbolli ishte një nga pak gëzimet që njerëzit kishin në atë kohë. Por kishte qindra e mijëra shqiptarë që kërkonin të largoheshin për të punuar në vendet e tjera dhe futbollistët nuk bënin përjashtim. Doja të isha Franz Beckenbauer i radhës, por, para viteve 1990, nuk ju lejohej të imagjinonit se mund të luanit jashtë vendit, kështu që ëndrra juaj maksimale ishte të luani për ekipin kombëtar.

Liria është gjithçka. Pa liri, ju nuk merrni mundësi. Liam (trajneri i Celtik) ishte i famshëm në Shqipëri sepse Seria A ishte shumë e njohur. Ai pozoi për një foto me përgjegjësin e fanellave dhe e pyeti se kush ishte Numri 5 dhe gjërat nisën prej andej.

Kohët e vështira krijojnë burra të fortë dhe, më pas, burrat e fortë mund të krijojnë kohë të mira. Unë mendoj se nëse do ta dija se çfarë do të kaloja për të realizuar ëndrrat e mia, do të thoja se ishte e pamundur. Por mos hiqni dorë edhe nëse jeni përtokë. Nëse bie shtatë herë, ngrihu tetë herë. Gjërat nuk janë kurrë aq të këqija sa duken”, ka thënë Rudi Vata për “SunSports”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online