Po lëshojnë pikë, trajneri i Chelseat e kap me Premier League dhe nuk e sheh të drejtë

Liverpool dhe Chelsea i bënë një dhuratë Manchester Cityt, që tashmë shkëputen me 3 pikë në vendin e parë. Skuadra e Tuchel barazoi ditën e djeshme me Wolves, teksa trajneri gjerman nuk ka nguruar të “thumbojë” Premier Ligën për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.

Tuchel tha se varianti Omicron i koronavirusit po përhapet me shpejtësi dhe kjo ndeshje nuk duhej luajtur. “Omicron po përhapet me shpejtësi. Shpresojmë që të ndalojë, por tashmë duket e vështirë. Nëse ditën e nesërme do të na kërkojnë testime, do të flas me drejtuesit e Premiere League dhe t’i pyes çfarë ata mendojnë se jemi ne.
Nëse na ndalin stërvitjen, nuk ka asgjë tjetër për të bërë. Të mos shkojmë në ndeshjen e radhës. Të mos luajmë në Brentford.

Ne e kemi shprehur qartë se çfarë duam, ndërsa Premier League ka opinionin e saj. Klubi dhe unë kemi mendimin tonë dhe ne duhet të biem dakord që të kundërshtojmë vendimet e drejtuesve.”- u shpreh Tuchel. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online