Po kryesojnë kampionatin në Kategorinë e Parë, te Dinamo e mbyllin duke hedhur valle këtë vit

Dinamo pritet që të rikthehet në Superiore në sezonin e ardhshëm. Kjo skuadër po kryeson Kategorinë e Parë dhe duket se do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Për ta mbyllur këtë vit sa më mirë dhe me atmosferën e duhur ka menduar presidenti Ardian Bardhi. Ky i fundit ka mbledhur të gjithë klubin në darkën festive të fundvitit, ku lojtarët ia kanë marrë valles.

“Presidenti Adrian Bardhi mblodhi mbrëmjen e sotme familjen Dinamovite në darkën festive të fundvitit, të kthyer tani në një traditë në skuadrën blu. Krahas lojtarëve, stafit dhe drejtuesve, të pranishëm në hotel.villapascucci ishin edhe disa prej ish-lojtarëve që kanë shkruar ndër vite historinë me fanellën e Dinamos, të cilët vazhdojnë të jenë një suport i vazhdueshëm i ekipit 18 herë kampion”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online