Ndeshja kundër Ilir Dajës ishte e fundit! Kishte edhe shiritin e kapitenit, lojtari ikën nga ekipi shqiptar dhe nis emigrimin në Gjermani

Shumë shqiptarë kanë zgjedhur që të emigrojnë në botë, në disa raste janë edhe futbollistët që ndjekin zgjidhje të tilla. Në raste më të përsëritur ka qenë “ëndrra amerikane”, por edhe Gjermania po kthehet së fundmi në një vendstrehim për shqiptarët.

Së fundmi ka ardhur një raportim nga Llapi, se lojtari i tyre që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, Bujar Idrizi, është larguar drejt Gjermanisë për t’iu bashkuar familjes. Ndeshja e tij e fundit ishte kundër Ballkanit të Ilir Dajës.

Por ajo që e bën akoma më interesante këtë largim është fakti se në njoftimin e zyrtarizimit nga ana e Llapit duket sikur Idrizi nuk do të vazhdojë me futbollin e luajtur drejt Gjermanisë, por do të nisi një kapitull të ri në jetën e tij, pse jo edhe jashtë këtij sporti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online