Po kalon një super formë dhe ka tërhequr vëmendjen e Silvinjos, ja përse Arinaldo Rrapaj nuk gëzon vetëm Partizanin

Nga Superiorja mund të dalin lojtarë që një ditë mund të kthehen në kryeqendër të vëmendjes në Europë. Dy rastet e fundit janë Ylber Ramadani dhe Ernest Muçi, i pari është kthyer në yll te Lecce në Serinë A dhe tjetri është magjia e Legias së Varshavës.

Një tjetër talent me potencial të madh nga Superiorja është edhe Arinaldo Rrapaj. Ky i fundit po kalon një super formë me Partizanin dhe ka tërhequr vëmendjen e Silvinjos. Në raste të tilla, nuk është vetëm Partizani dhe tifozët e këtij klubi që gëzojnë për një lojtar të tillë, ashtu si edhe në rastet e Muçit apo Ramadanit.

Ajo që urohet është padyshim që Rrapaj të ketë vazhdimësi dhe të shtojë punën në mënyrë që t’i përfaqësojë shqiptarë në kampionatet më të rëndësishme në Europë dhe të jap kontributin e tij në Kombëtare. Ky djalë mundet, shumë madje! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online