Mesfushori i Shqipërisë do të luajë shanset e fundit te Interi, rrezikon seriozisht largimin në janar

Kristjan Asllani kishte shansin e parë të artë për të bindur Inzagin për vlerat e tij. Por ndeshja kundër Sociedad nuk shkoi ashtu siç pritej, ku Interi përgjithësisht zhvilloi një ndeshje të dobët. Mesfushori shqiptar është në luftë me kohën te zikaltërit.

Pavarësisht se pritej të merrte sërish vendin e titullarit kundër Empolit, Calhanoglu është kthyer dhe pritet që të luajë sërish nga minuta e parë. Kështu Asllani do të ketë më pak shanse për të shpalosur të gjithë potencialin e tij, ndërsa nga ana tjetër është edhe prurja e re, Klassen, që ka lënë përshtypje të mirë te Inzaghi dhe do t’ia vështirësojë shumë punën Asllanit edhe për hyrjet nga stoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online