Po kalon formën më të mirë, Silvinjo diskuton emrin e Arlind Ajetit në Kombëtare

Brenda pak ditësh do të publikohet edhe lista e Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Silvinjo do të përballet me Çekinë dhe Poloninë.

Me shumë kuriozitet presim të shohim se cilat do të jenë zgjedhjet e brazilianit në repartin e sulmit.

Ndërkohë në mbrojtje është Arlind Ajeti që tërheq vëmendje. Kapitulli i këtij lojtari u quajt i mbyllur, por Ajeti është rikthyer në super formë te Cluj.

Me informacionet që ne kemi, Silvinjo e ka shtruar në tryezë edhe emrin e Ajetit. Trajneri i Kombëtares e ka ndjekur me vëmendje Arlindin, por mbetet të shihet nëse do të ketë një ftesë zyrtare për të. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *