Po i prish karrierën video skandali me Valbuenën, Karim Benzema qesh me fjalët e kreut në Francë

Karim Benzema po ndikohet ende në karrierë nga ajo video e skandalit seksual të Valbuenës. Sulmuesi i Realit të Madridit do të akuzohej si bashkëpunëtor me personat që i kishin bërë shantazh Valbuenës, teksa i kërkonin para që video të mos shpërndahej.

Që nga data 8 tetor 2015 në atë përballje me Armeninë, Benzema nuk e ka parë më Kombëtaren e Francës. Një mungesë e madhe në karrierën e këtij lojtari, që gjithmonë e ka kërkuar një mundësi të dytë.

Së fundmi ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Francë, Noel Le Graet, që i dha intervistë për “RMC Sport”, duke u shprehur se Benzema ka luajtur sezonin më të mirë të karrierës, duke qenë i jashtëzakonshëm. Sulmuesi i ka shpërndarë këto fjalë duke i shoqëruar me disa qeshje, për të treguar paradoksin sesi sërish nuk grumbullohet nga Kombëtarja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *