VIDEO/ “Ku është shqiponja”? Superiorja e katapultoi në Europë, ish-lojtari i Tiranës i përgjigjet Grezdës dhe respekton shqiptarët

Dikur mbante veshur fanellën e Tiranës, tani shok skuadre me Eros Grezdën në Kroaci. Bardheblutë rezultuan një trampolinë e fuqishme për Merveille Ndyckyt. Lojtari nga Kongo firmosi me klubin e njohur të Getafes pas një viti të luajtur në Superiore, ndërsa tashmë është huazuar në radhët e Osijek.

Megjithatë Shqipëria duket se nuk i është ndarë Merveill-es, teksa shok skuadre ka lojtari ne Kombëtares, Eros Grezda. Ky i fundit ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram” një video nga dhoma e zhveshjes, ku i kërkon konglolezit të bëjë simbolin e shqiponjës. “Shqiponja, ku është shqiponja”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar.

Ndërkohë Merveille është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Grezdës, duke respektuar të gjithë shqiptarët. Kongolezi kryqëzon menjëherë duart për të bërë simbolin e Shqipërisë, shqiponjën.  Mervellie Ndockyt përshëndet kështu të gjithë shqiptarët, duke treguar respekt ndaj periudhës që ka luajtur dhe jetuar në vendin tonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online