Po i ndjek ndeshjet nga tribuna, drejtori sportiv sqaron: Selahi refuzoi ofertën, nuk do të luajë në atë kampionat

Lindon Selahi po i ndjek ndeshjet e Rijekës nga tribuna. Jo për shkak të nivelit të shfaqur në fushë, por për shkak të kontratës. Marrëveshja mes palëve përfundon në qershorin e ardhshëm dhe Selahi refuzon të rinovojë. Madje mesfushori shqiptar ka refuzuar edhe një ofertë të mbërritur për të. Një detaj që u zbulua nga drejtori sportiv i Rijekës, i cilia ka sqaruar çështjen Selahi për “Novi list”.

“Flitet shumë për Selahin dhe thjesht duhet të shikojmë interesat e klubit. Ai luajti futbollin më të mirë që kur ishte në Rijeka. Kur erdha në klub, përcaktuam disa parametra për gjithçka, përfshirë edhe kontratën. Ne nuk mund të dalim jashtë këtyre kornizave. Ne ofruam maksimumin që mundëm, ai nuk ishte i kënaqur me këtë dhe tani status quo-ja është atje.

Ne kemi negociuar me Selahin prej më shumë se dy muajsh dhe jemi përpjekur në çdo mënyrë që të kënaqim interesat e lojtarëve dhe të trajnerëve. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas dhe Selahi nuk i mbyllet dera nëse pranon ofertën. Nuk është e lehtë as për të, por thjesht nuk mund të promovojmë një lojtar që nesër nuk do të jetë më i yni. Unë do të isha më i lumtur nëse do të arrinim një marrëveshje… Të largohet me kompensimin e duhur? Rreth njëzet ditë më parë kishim një ofertë për të, por ai tha se të luante në atë vend nuk ishte opsioni i tij. Do të ishte më mirë të gjenim një interes të përbashkët”, ka sqaruar Darko Raic Sudar. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online