“Po i dëgjojmë brohoritjet tuaja”, Ibrahimoviç ka një mesazh për tifozët

Ibrahimoviç ishte njeriu i ndeshjes në sfidën mes Interit dhe Milanit. Suedezi shënoi dopietë në këtë takim, të cilët mjaftuan për t’i dhënë fitoren “djallit”. Edhe pse në moshën 39 vjeçare, Zllatan Ibrahimoviç luajti 90 minuta në nivel të lartë profesional. Në përfundim të ndeshjes të gjithë futbollistët e Milanit shkuan dhe përqafuan “liderin” e tyre, teksa duket se ka sjellq një frymë të re në kampin kuqezi.

Pas ndeshjes, numri 11 i Milanit nuk ka harruar të kujtojë dhe tifozët e skuadrës, duke theksuar se janë duke i munguae shumë dhe mezi pret rikthimin e tyre në stadium.

“Përshëndetje të gjithëve, sot ishte fitore e madhe dhe derbi i shkëlqyer, ne e ndiejmë se nuk jemi vetëm. Faleminderit për brohoritjet përpara ndeshjes, dëgjojmë brohoritjen tuaj, le ta vazhdojmë kështu.Ekipi është duke pritur që Curva Sud dhe gjithë pjesa tjetër e tifozerisë të kthehen në stadium!

Faleminderit shumë, pa ju është e vështirë. Por po ia dalim, le të themi që po ia dalim(qesh).”- ishte mesazhi i Zlatan Ibrahimoviç për tifozët e Curva Sud Milano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online