Nuk e durojnë dot humbjen e marrë, ekipi shqiptar kthen përmbys dhomën e zhveshjeve

Futbolli përveçse një sport është edhe kulturë, që i bënë njerëzit me frymë pozitive. Megjithatë kjo jehonë mesa duket nuk paska shkuar në Mitrovicë, aty ku luhej ndeshja Trepça-Dukagjini, e vlefshme për Kategorinë e Parë të Superligës së Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes me shifrat 3-2 për Trepçën, duket se miqtë nuk e kanë duruar dot këtë këtë humbje duke shkatërruar dhomën e zhveshjes.

Lajmin e bëri të ditur, portali “Fansat e Futbollit Kosovar”, të cilët siguruan një foto nga brenda të zhveshtores së Dukagjinit. Gjithçka e hedhur në tokë, ushqime, qeska e sende të ndryshme, që e kanë kthyer këtë dhomë në një vend mjaft të pistë.

Sigurisht që ky nuk është qëllimi i futbollit. Pikë së pari, ajo që mësohet që në mosha të vogla është disiplina dhe kjo mënyrë sjellje e lojtarëve të Dukagjinit duhet dënuar me patjetër, në mënyrë që të tilla raste të mos përsëriten. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online